Pasuniku i VV-së/ Deputeti Ramadani ka qindra mijëra euro pasuri të paluajtshme e veturë mbi 15 mijë euro

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka deklaruar pasuri të konsiderueshme në formularin e deklarimit të pasurisë për vitin e fundit. Sipas të dhënave të publikuara, Ramadani posedon pasuri të paluajtshme në vlerë mbi 150 mijë euro, përfshirë një shtëpi, banesa dhe garazhe, raporton FrontOnline. Ai gjithashtu ka në pronësi një veturë të tipit Audi

Pasuniku i VV-së/ Deputeti Ramadani ka qindra mijëra euro pasuri të paluajtshme e veturë mbi 15 mijë euro

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka deklaruar pasuri të konsiderueshme në formularin e deklarimit të pasurisë për vitin e fundit.

Sipas të dhënave të publikuara, Ramadani posedon pasuri të paluajtshme në vlerë mbi 150 mijë euro, përfshirë një shtëpi, banesa dhe garazhe, raporton FrontOnline.

Ai gjithashtu ka në pronësi një veturë të tipit Audi, e vlerësuar në 15 mijë euro.

Gruaja e tij ka deklaruar pronësi mbi një veturë tjetër në vlerë mbi 14 mijë euro, si dhe posedon 4 mijë euro në formë të metaleve të çmuara.

Të hyrat vjetore të deputetit Ramadani kalojnë shumën prej 25 mijë eurosh, duke përfshirë pagën dhe burime të tjera të të ardhurave.