Paul Williams vazhdon dëshminë para Speciales

Dëshmitari Paul Williams vazhdon të dëshmojë për ish-presidentin Hashim Thaçi The post Paul Williams vazhdon dëshminë para Speciales appeared first on Albinfo.

Paul Williams vazhdon dëshminë para Speciales

Dëshmitari i dytë i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, Paul Williams, do të vazhdojë sot dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara, përcjell albinfo.ch.

Williams, këshilltar i delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë (1999) dhe i angazhuar më vonë në negociatat e Vjenës (2006-2007), ka deklaruar se gjatë bisedimeve nuk e ka parë Thaçin si udhëheqës të plotë të negociatave. Ai tha se Thaçi duket se ishte i ndikuar nga interesa të jashtme, të cilat përcaktonin sjelljen dhe vendimet e tij gjatë procesit negociator.

“Krijohej përshtypja që dikush kishte kontroll mbi negociatat ose ndikim të pjesëm dhe se ai i përfaqësonte interesat e jashtme”, deklaroi Williams, duke vënë në dukje se e kishte bazuar këtë përshtypje nga mënyra si Thaçi përgjigjej në telefonata dhe gjestet e tij.

Para tij, dëshminë e kishte dhënë James Rubin, ish-këshilltar i lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, i cili gjatë qëndrimit të tij në Kosovë gjatë luftës nuk kishte parë asnjë shtab, batalion apo njësi të UÇK-së.

Thaçi, së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale që lidhen me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë periudhës së luftës.

The post Paul Williams vazhdon dëshminë para Speciales appeared first on Albinfo.