Pauza e tarifave të Trump, Shtëpia e Bardhë: Po shqyrtojmë më shumë se 15 marrëveshje tregtare
Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt u tha gazetarëve se presidenti amerikan, Donald Trump po vlerëson “në mënyrë aktive” disa propozime për marrëveshje tregtare. “Ne kemi pasur më shumë se 15 marrëveshje të vendosura në tryezë, propozime që po shqyrtohen në mënyrë”, tha ajo. Leavitt nuk ndau asnjë detaj në lidhje me propozimet [...]Read More...

Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt u tha gazetarëve se presidenti amerikan, Donald Trump po vlerëson “në mënyrë aktive” disa propozime për marrëveshje tregtare.
“Ne kemi pasur më shumë se 15 marrëveshje të vendosura në tryezë, propozime që po shqyrtohen në mënyrë”, tha ajo.
Leavitt nuk ndau asnjë detaj në lidhje me propozimet e partnerëve tregtarë që po shqyrtoheshin dhe çfarë përfshinin ato.
“Unë nuk dua të flas para njoftimeve. Siç e kemi thënë vazhdimisht, më shumë se 75 vende kanë kontaktuar, kështu që ka shumë punë për të bërë”, shtoi Leavitt.
Kjo vjen pasi Trump miratoi një pauzë 90-ditore për tarifat “reciproke” që hynë në fuqi shkurtimisht javën e kaluar, duke ndikuar në dhjetëra vende, duke përfshirë aleatët dhe kundërshtarët e SHBA.
Pauza u vendos për të blerë më shumë kohë për të punuar në arritjen e më shumë marrëveshjeve tregtare, siç kanë thënë zyrtarët e administratës.
Pauza, megjithatë, nuk ndikoi në Kinë, produktet e së cilës i nënshtrohen një takse prej 145%, me përjashtim të disa pajisjeve elektronike.