Pavarësisht refuzimit nga Mickoski, Filipçe ka përsëritur kërkesën e tij për takim liderësh
Pavarësisht refuzimit nga kryeministri Hristijan Mickoski, kreu i LSDM-së opozitare Venko Filipçe, ka përsëritur kërkesën e tij për takim liderësh, me qëllim që të arrihet konsensus lidhur me zhbllokimin e rrugës eurointegruese për shkak vetos bullgare, respektivisht mosmiratimit të ndryshimeve kushtetuese. Temë e takimit, sipas Filipçes mund të jenë çështja e protokolleve të anëtarësimit në […] The post Pavarësisht refuzimit nga Mickoski, Filipçe ka përsëritur kërkesën e tij për takim liderësh appeared first on InfoShqip.com.

Pavarësisht refuzimit nga kryeministri Hristijan Mickoski, kreu i LSDM-së opozitare Venko Filipçe, ka përsëritur kërkesën e tij për takim liderësh, me qëllim që të arrihet konsensus lidhur me zhbllokimin e rrugës eurointegruese për shkak vetos bullgare, respektivisht mosmiratimit të ndryshimeve kushtetuese.
Temë e takimit, sipas Filipçes mund të jenë çështja e protokolleve të anëtarësimit në BE, por edhe puna e Komisionit për Çështje Hstorike.
“Të gjejmë mënyrë që ndoshta të modifikohet puna e Komisionit për Çështje Historike, të kërkojmë që ekspertë të huaj të prezantojnë dhe të marrin pjesë në atë punë. Si për shembull njerëz të cilët kanë përvojë në vendet e tyre, Gjermania me Poloninë, Gjermania me Austrinë e kështu me radhë. Kemi këtu hapësirë çfarë të punojmë. Vlerësoj se puna më e keqe është që të mos tentojmë të bëjmë. Kështu që, unë do të vazhdoj të apeloj, të jem konstruktiv, të tentoj të gjej propozime për të cilat do të bisedonim, megjithatë kjo është çështje për të cilën liderët e partive më të mëdha duhet të ulen bashkë edhe atë këtë periudhë kohore, pasi dukshëm ekziston disponim në Bashkimin Evropian të mbështetet ky proces dhe atë e shohim sipas shembullit të Malit të Zi dhe Shqipërisë”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së./ Alsat.mk
The post Pavarësisht refuzimit nga Mickoski, Filipçe ka përsëritur kërkesën e tij për takim liderësh appeared first on