PDK-ja e Gjilanit kërkon dorëheqjen e Alban Hysenit

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Gjilan, Riad Rashiti, e ka mbajtur një konferencë për media. Ai sërish ka folur rreth dorëheqjes së drejtoreshës së Financave, Herolinda Murati-Leka. Në emër të këtij subjekti politik. ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të kësaj komune Alban Hyseni, e që sipas tij do ta shpëtonte Gjilanin. “Dorëheqja e

PDK-ja e Gjilanit kërkon dorëheqjen e Alban Hysenit

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Gjilan, Riad Rashiti, e ka mbajtur një konferencë për media.

Ai sërish ka folur rreth dorëheqjes së drejtoreshës së Financave, Herolinda Murati-Leka.

Në emër të këtij subjekti politik. ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të kësaj komune Alban Hyseni, e që sipas tij do ta shpëtonte Gjilanin.

“Dorëheqja e kryetarit të komunës ka qenë dhe mbetet shpëtim për Gjilanin, këtë e kemi kërkuar nga viti i kaluar përshkak gjendjes së jashtëzakonshme që e ka sjellë ai komunën tonë, ku po mbretëron një tension i paparë brenda institucioneve komunale deri në akte të dhunës fizike për ndërhyrje militanteske të VV-së duke ia thyer cilindrin e zyres saj, në drejtorinë e buxhetit ku menaxhohen 40 milion euro të qytetarëve të Gjilanit”, tha Rashiti.

Sipas kreut të PDK-së në Gjilan, drejtoresha e Drejtorisë së Financave, është e fundit e cila është përballur me një kaos institucional, duke shtuar se ka edhe dorëheqje të këtij lloji.