PDK nuk e voton kandidatin e propozuar nga VV për kryepalrmanetar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se PDK nuk do të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në seancën konstituive që pritet të mbahet nesër. Ai ka theksuar se qëndrimi i tij përputhet plotësisht me pozicionin zyrtar të partisë dhe se çdo veprim i PDK-së. “Qëndrimet e

PDK nuk e voton kandidatin e propozuar nga VV për kryepalrmanetar


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se PDK nuk do të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në seancën konstituive që pritet të mbahet nesër.

Ai ka theksuar se qëndrimi i tij përputhet plotësisht me pozicionin zyrtar të partisë dhe se çdo veprim i PDK-së.

“Qëndrimet e mia janë dhe ato të PDK-së. Ne nuk do të marrim pjesë në votim, derisa nuk kemi zgjedhje të qëndrueshme për Kosovën,” ka deklaruar dje Lushtaku.

Sipas tij, për PDK-në, një zgjedhje e qëndrueshme për vendin do të ishte formimi i një qeverie të re me kryeministër Bedri Hamzën, të cilin e sheh si figurë të duhur për ta udhëhequr vendin në një fazë të re politike.

“Zgjedhje e qëndrueshme për Kosovën është zgjedhja e kryeministrit Bedri Hamza, si udhëheqës i Qeverisë, dhe me këtë besoj se do të krijohet stabiliteti dhe qëndrueshmëria në vend,” ka shtuar Lushtaku.