Për herë të parë në Kosovë e Ballkan, kryhen operacione të rralla për sindromën MRKH në QKUK

Në Klinikën e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë realizuar për herë të parë në Kosovë dhe në Ballkan dy operacione të rralla tek pacientet me sindromën Mayer-Rokitansky-Küster-Hauser (MRKH). Ndërhyrjet u kryen nga Prof. Dr. Alban Y. Neziri, në bashkëpunim me drejtorin e klinikës, Dr. Zef Ndreaj, dhe ekipin profesional […] The post Për herë të parë në Kosovë e Ballkan, kryhen operacione të rralla për sindromën MRKH në QKUK appeared first on Albinfo.

Për herë të parë në Kosovë e Ballkan, kryhen operacione të rralla për sindromën MRKH në QKUK

Në Klinikën e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë realizuar për herë të parë në Kosovë dhe në Ballkan dy operacione të rralla tek pacientet me sindromën Mayer-Rokitansky-Küster-Hauser (MRKH).

Ndërhyrjet u kryen nga Prof. Dr. Alban Y. Neziri, në bashkëpunim me drejtorin e klinikës, Dr. Zef Ndreaj, dhe ekipin profesional të KOGj-së.

Pacientet e operuara vuajnë nga aplazia e mitrës dhe vaginës, një gjendje e njohur si sindroma MRKH, e cila është anomali kongjenitale që shkakton moszhvillimin e këtyre organeve gjatë fazës embrionale.

Operacionet u realizuan duke përdorur metodën Wharton-Sheares-George për krijimin e një neovagine, një teknikë e specializuar që ndihmon në përmirësimin e cilësisë së jetës së pacienteve.

Ky sukses shënon një arritje të rëndësishme për shëndetësinë në Kosovë, duke hapur mundësi të reja për trajtime të avancuara, madje edhe mundësinë e transplantimit të mitrës në të ardhmen në qendra të specializuara evropiane.

Prof. Dr. Alban Y. Neziri u shpreh se ky është një hap i madh për mjekësinë kosovare.

“Jam i nderuar që së bashku me kolegët e QKUK-së dhe me mbështetjen e drejtorit të klinikës, Dr. Zef Ndreaj, arritëm të realizojmë me sukses këto ndërhyrje të ndërlikuara. Ky është një shembull se si me bashkëpunim dhe përkushtim mund të arrijmë standarde të reja në shëndetësinë tonë”, tha ai, transmeton albinfo.ch.

SHSKUK ka falënderuar Prof. Dr. Nezirin, Dr. Ndrejajn dhe gjithë stafin e KOGj-së për profesionalizmin dhe kontributin në këtë arritje të veçantë.

 

The post Për herë të parë në Kosovë e Ballkan, kryhen operacione të rralla për sindromën MRKH në QKUK appeared first on Albinfo.