Përfshihet nga flakët një pjesë e një marketi në Obiliq (PAMJE)

Një zjarr ka shpërthyer sot në njërin prej marketeve në qytetin e Obiliqit, gjatë mesditës. Një qytetare ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet duke dalë tym afër këtij marketi. Malë Gashi, komandanti i Zjarrfikësve në Prishtinë, e ka konfirmuar rastin për Klankosova.tv. dhe ka thënë se nga flakët është përfshirë një objekt-ndihmës

Përfshihet nga flakët një pjesë e një marketi në Obiliq (PAMJE)

Një zjarr ka shpërthyer sot në njërin prej marketeve në qytetin e Obiliqit, gjatë mesditës. Një qytetare ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet duke dalë tym afër këtij marketi.

Malë Gashi, komandanti i Zjarrfikësve në Prishtinë, e ka konfirmuar rastin për Klankosova.tv. dhe ka thënë se nga flakët është përfshirë një objekt-ndihmës i marketit.

“Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që të fikin zjarrin, dëmet janë minimale”, ka thënë Gashi.