Përkrahje e madhe në Viti, Abdixhiku: Po shihet qartë, ndryshimi është afër
Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku sot po mban tubim elektoral në komunën e Vitisë. E ai u mahnitë nga mbështetja e madhe që mori nga ky qytet, shtëpia e kamotshme e besnike e LDK-së, siç e quan edhe vetë ai. Abdixhiku u shpreh se me gjithë këtë përkrahje që po merr

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku sot po mban tubim elektoral në komunën e Vitisë.
E ai u mahnitë nga mbështetja e madhe që mori nga ky qytet, shtëpia e kamotshme e besnike e LDK-së, siç e quan edhe vetë ai.
Abdixhiku u shpreh se me gjithë këtë përkrahje që po merr LDK, jo vetëm në Viti, por edhe në qytetet e tjera anekënd Kosovës, ndryshimi është afër.
“Viti e bukura Viti, çka keni bërë kështu. Ky është një tërmet i radhës i Lidhjes Demokratike të Kosovës”.
“Është kënaqësi e veçantë që pas çdo tubimi madhështor që po kemi në çdo qytet, të vazhdojmë edhe me një tubim tjetër të madh edhe në Viti. Po shihet shumë qartë edhe këtu në Viti, në shtëpinë e kamotshme, besnike të Lidhjes Demokratike të Kosovës se ndryshimi tashmë është afër. Po e dëshmon ky masivitet i tubimit tonë në ditën e sotme”, tha Abdixhiku.
Ai tutje shprehur mirënjohje për përkrahjen e pareshtur të Vitisë karshi Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Nga qyteti i shkollës së parë shqipe, e vendit ku Nënë Tereza nisi misionin paqësor, komunës së bashkëjetesës fetare në harmoni, rajonit me tokat ndër më pjelloret në Kosovë, dhe vendit me mërgatën më të organizuar në Evropë, Vitisë po i shprehu mirënjohjen time që gjithmonë ka qenë, dhe vazhdon të jetë forcë e madhe e Lidhjes Demokratike të Kosovës”.