Përmbytje masive në Afganistan/ Humbin jetën 21 persona, kishin lidhje familjare mes tyre

Të paktën 21 anëtarë të dy familjeve humbën jetën nga përmbytjet në provincën perëndimore Farah të Afganistanit të martën, sipas një deklarate nga Ministria e Brendshme. Zëdhënësi Abdul Mateen Qaniee tha se mes viktimave ishin gra dhe fëmijë dhe se pesë të tjerë pësuan lëndime. Familjet kishin shkuar për piknik në fshatin Kojar dhe ishin [...]Read More...

Përmbytje masive në Afganistan/ Humbin jetën 21 persona, kishin lidhje familjare mes tyre

Të paktën 21 anëtarë të dy familjeve humbën jetën nga përmbytjet në provincën perëndimore Farah të Afganistanit të martën, sipas një deklarate nga Ministria e Brendshme.

Zëdhënësi Abdul Mateen Qaniee tha se mes viktimave ishin gra dhe fëmijë dhe se pesë të tjerë pësuan lëndime.

Familjet kishin shkuar për piknik në fshatin Kojar dhe ishin duke u ngjitur në një mal kur u gjendën përpara kushteve të ashpra atmosferike me shiu të madh dhe stuhi breshëri. Ndërkohë përmbytjet e ndodhura vitin e kaluar shkaktuan 315 viktima dhe më shumë se 1600 të plagosur në veri të Afganistanit.

/ abcnews.al