Përparim në negociatat Izrael-Hamas/ 6 pengje do të lirohen këtë javë, palestinezët nisin të rikthehen në veri të Gazës

Palestinezët kanë filluar të kthehen në veri të Gazës pasi Izraeli tha se ishte arritur një marrëveshje për Hamasin për lirimin e gjashtë pengjeve këtë javë. Në mesin e pengjeve që pritet të lirohen është edhe Arbel Yehud, e cila u bë “mollë sherri” për shkak se nuk u lirua të shtunën. Izraeli akuzoi Hamasin [...]Read More...

Përparim në negociatat Izrael-Hamas/ 6 pengje do të lirohen këtë javë, palestinezët nisin të rikthehen në veri të Gazës

Palestinezët kanë filluar të kthehen në veri të Gazës pasi Izraeli tha se ishte arritur një marrëveshje për Hamasin për lirimin e gjashtë pengjeve këtë javë. Në mesin e pengjeve që pritet të lirohen është edhe Arbel Yehud, e cila u bë “mollë sherri” për shkak se nuk u lirua të shtunën.

Izraeli akuzoi Hamasin për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit, sipas së cilës civilët izraelitë do të liroheshin fillimisht në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë. Që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së armëpushimit, shtatë pengje dhe pak më pak se 300 të burgosur janë liruar.

Në shkëmbimin e tretë, Arbel Yehud dhe dy pengje prite të lirohen të enjten dhe tre të tjerë të shtunën. Izraeli do të fillojë të lejojë palestinezët të lëvizin në veri të hënën, si dhe të lirojë më shumë të burgosur palestinezë më vonë gjatë javës.

Sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit, palestinezët ishin planifikuar të lejoheshin të shtunën të udhëtonin në veri të Korridorit Netzarim, një brez prej shtatë kilometrash toke i kontrolluar nga Izraeli që shkëput Gazën veriore nga pjesa tjetër e territorit.

Marrëveshja e armëpushimit të janarit ndaloi luftën që filloi kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023. Rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 u morën peng në Gaza.
Më shumë se 47,200 palestinezë, shumica civilë, janë vrarë në ofensivën e Izraelit, thotë ministria e shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi./abcnews.al