Përplaset tramvaji me kamionin në Gjermani, tre të vdekur

Një aksident tragjik ka ndodhur në veri të Baden-Württembergut, ku një tramvaj ka përplasur një kamion ngarkuar me mallra të rrezikshme. Pas aksidentit, kamioni ka shpërthyer në flakë, duke shkaktuar një skenë të tmerrshme, raportojnë mediat gjermane. Tre persona kanë humbur jetën në aksident, ndërsa disa të tjerë janë plagosur, përfshirë shoferin e kamionit që [...]Read More...

Përplaset tramvaji me kamionin në Gjermani, tre të vdekur

Një aksident tragjik ka ndodhur në veri të Baden-Württembergut, ku një tramvaj ka përplasur një kamion ngarkuar me mallra të rrezikshme. Pas aksidentit, kamioni ka shpërthyer në flakë, duke shkaktuar një skenë të tmerrshme, raportojnë mediat gjermane.

Tre persona kanë humbur jetën në aksident, ndërsa disa të tjerë janë plagosur, përfshirë shoferin e kamionit që ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar në spital.

Automjetet dhe tramvaji janë shkatërruar plotësisht. Aksidenti ka lënë pas një kamion të shkrumbuar dhe mbetjet e tramvajit. Hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë.

Tragjedia ka ndodhur pranë një kalimi hekurudhor pa pengesa, në veri të Karlsruhe.