Përplasi me automjet 4 vjeçarin/ Marinëz, arrestohet 58 vjeçari, i mituri jashtë rrezikut
Policia e Fierit ka vënë në pranga një shtetas 58 vjeçar. Sipas komunikimit zyrtar të policisë, drejtuesi përplasi me mjetin e tij një 4 vjeçar i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mbi drejtuesin rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Njoftimi i policise: “Në vijim të informacionit të dhënë dje, [...]Read More...

Policia e Fierit ka vënë në pranga një shtetas 58 vjeçar. Sipas komunikimit zyrtar të policisë, drejtuesi përplasi me mjetin e tij një 4 vjeçar i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Mbi drejtuesin rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftimi i policise:
“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në fshatin Marinëz, ku automjeti me drejtues shtetasin I. K., përplasi një 4-vjeçar, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 58 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.”