Përplasje në KQZ, Radoniqi ia tërheq vërejtjen anëtarit të PDK-së, ndërhyn burri i Albulena Haxhiut

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi dhe anëtari nga PDK, Ilir Gashi janë përplasur verbalisht rreth vendimmarrjes në KQZ. Gashi tha se ndjehet i shqetësuar kur bëhet fjalë për çështjen e mbarëvajtjes së mbledhjeve të KQZ-së, meqë, sipas tij, ka filluar të tjetërsohet vendimmarrja. “Në javën e kaluar, më 6 mars kemi mbajtur

Përplasje në KQZ, Radoniqi ia tërheq vërejtjen anëtarit të PDK-së, ndërhyn burri i Albulena Haxhiut

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi dhe anëtari nga PDK, Ilir Gashi janë përplasur verbalisht rreth vendimmarrjes në KQZ.

Gashi tha se ndjehet i shqetësuar kur bëhet fjalë për çështjen e mbarëvajtjes së mbledhjeve të KQZ-së, meqë, sipas tij, ka filluar të tjetërsohet vendimmarrja.

“Në javën e kaluar, më 6 mars kemi mbajtur një mbledhje ku kemi trajtuar një shkresë sa i përket fletëvotimeve të pavlefshme. Në atë mbledhje ishin 7 anëtarë, në bazë të ligjit, vendimmarrja për çështje të ngjashme duhet të jetë me 8 anëtarë. Përveç se nuk kanë qenë 2/3, kanë qenë 7 anëtarë, ku tre anëtarë nuk kanë marrë pjesë fare në votim, e tre të tjerë janë përmbajtur, nuk kanë votuar, as për as kundër e as abstenim”, tha ai.

Tutje, Gashi tha se Radoniqi ka nxjerrë një vendim duke iu përgjigjur PZAP-së se nuk është miratuar rekomandimi i ardhur nga Sekretariati. “Gjë që nuk është e vërtetë, atë ditë KQZ-ja nuk ka nxjerrë vendim e ju keni dërguar një dëshmi e cila nuk qëndron”, i tha Gashi, kreut të KQZ-së.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të KQZ-së, që tha se Ligji për Procedurën e Përgjithshme Përmbarimore i njeh tri mundësi, të votohet për, kundër e abstenim.

“Nuk parasheh me qenë anëtari prezent e të thotë nuk marrë pjesë në votim. Nëse nuk merrni pjesë, mund të dilni jashtë e të prishni kuorumin. Ju keni qenë prezent, keni qëndruar e ajo është abstenim. Nëse nuk merr pjesë në votim, je jashtë. Edhe në të ardhmen do të veproj njëjtë”, i paralajmëroi Radoniqi, anëtarët e kësaj trupe.

Gashi, duke iu kundërpërgjigjur shefit të KQZ-së tha se vota për, kundër ose abstenim është me ngritje dorë, derisa aty u rikthye në diskutim koha e mos-certifikimit të Listës Serbe, çka kishte bërë PZAP-në ta urdhëronte KQZ-në për certifikimin e tyre.

“E dyta në rastin e vendimmarrjes sa i përket rastit të certifikimit ose jo të Listës Serbe ka ndodhur pothuajse e njëjta çështje, ku nuk ke pasur kuorum, dhe PZAP-ja ka nxjerrë vendim që KQZ nuk ka mundur të nxjerrë vendimmarrje sepse nuk i ka konstatuar votat”, tha Gashi, çka pasoi reagimin e menjëhershëm të kryetarit, Radoniqi.

“Nuk dua të më i çorientoni vendimet. Tek mos-certifikimi i Listës Serbe, nuk ka pasur vota. Është votuar 2 me 9”, tha Radoniqi, gjatë këtij debati me përfaqësuesin e PDK-së aty.

Pas këtij debati ka ndërhyrë edhe burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi.

Për më tepër ndiqni reagimin e tij: