Përplasjet për programin bërthamor/ Udhëheqësi suprem i Iranit: Nëse sulmohemi, ne do të hakmerremi
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka paralajmëruar se “do të hakmerret” nëse vendi i tij do të sulmohet. Këto deklarata vijnë pas paralajmërime të njëpasnjëshme të presidentit amerikan Donald Trump, për bombardim nëse diplomacia dështon për programin bërthamor të Teheranit. “Ata kërcënojnë të shkaktojnë dëme, por nëse kjo ndodh, sigurisht që do të [...]Read More...

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka paralajmëruar se “do të hakmerret” nëse vendi i tij do të sulmohet.
Këto deklarata vijnë pas paralajmërime të njëpasnjëshme të presidentit amerikan Donald Trump, për bombardim nëse diplomacia dështon për programin bërthamor të Teheranit.
“Ata kërcënojnë të shkaktojnë dëme, por nëse kjo ndodh, sigurisht që do të ketë një hakmarrje të fortë” nga Irani, vuri në dukje Ali Khamenei në një fjalim që mbajti në Teheran.
Udhëheqësi suprem i Iranit nuk bëri ndonjë referencë të drejtpërdrejtë për Donald Trump, por deklarata e tij dukej se ishte një përgjigje ndaj kërcënimeve që presidenti amerikan ka bërë ditët e fundit.
Trump tha në një intervistë me NBC do të ketë bombardime në Iran nëse nuk ka marrëveshje për programin bërthamor të Teheranit.
Vendet perëndimore kanë shprehur prej dekadash dyshime se Teherani po kërkon të marrë një armë bërthamore. Irani i hedh poshtë këto akuza dhe deklaron se programi i tij ka vetëm qëllime civile, veçanërisht duke u fokusuar në energji.