Përse Pekini nuk po tërhiqet nga tarifat?

Pyetjes se pse Pekini nuk po tërhiqet nga Donald Trump për tarifat, përgjigja është se nuk duhet! Udhëheqësit e Kinës do të thoshin se nuk janë të prirur t’i nënshtrohen një “dhunuesi”(kështu e ka cilësuar prej kohësh qeveria kineze administratën e Donald Trump). Përpara se të fillonte lufta e tarifave, Kina kishte një vëllim masiv [...]Read More...

Përse Pekini nuk po tërhiqet nga tarifat?

Pyetjes se pse Pekini nuk po tërhiqet nga Donald Trump për tarifat, përgjigja është se nuk duhet! Udhëheqësit e Kinës do të thoshin se nuk janë të prirur t’i nënshtrohen një “dhunuesi”(kështu e ka cilësuar prej kohësh qeveria kineze administratën e Donald Trump).

Përpara se të fillonte lufta e tarifave, Kina kishte një vëllim masiv shitjesh në SHBA, por, për ta vënë atë në kontekst, kjo arrinte vetëm në 2% të PBB-së së saj.

Thënë kështu, Partia Komuniste do të preferonte qartë të mos përfshihej në një luftë tregtare me SHBA-në në një kohë kur ajo ka qenë duke luftuar për të rregulluar krisjet e saj të konsiderueshme ekonomike, pas viteve të një krize të pasurive të paluajtshme, borxhit të stërmadhuar rajonal dhe papunësisë së vazhdueshme të të rinjve.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, qeveria i ka thënë popullit të saj se është në një pozicion të fortë për t’i rezistuar sulmeve nga SHBA. Ajo gjithashtu e di se tarifat e saj do të dëmtojnë qartë edhe eksportuesit amerikanë.

Trump është mburrur me mbështetësit e tij se do të ishte e lehtë të detyronte Kinën të nënshtrohej. Trump mendonte se këtë do e bënte fare thjesht, mjaftonte që të nënshkruante disa tarifa, që ta hidhnin përtokë Kinën, por jo, ato nxitën më tepë zemërimin e saj. Prandaj SHBA duhet të përgatitet për një kundërpëgjigje tarifash dhe për një “luftë të ftohtë”. Kësaj here një lufte tregtare me Kinën.

Pekini nuk do të dorëzohet.

Udhëheqësi i Kinës Xi Jinping i tha kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez të premten se vendi i tij dhe Bashkimi Evropian duhet të “rezistojnë së bashku ndaj praktikave të njëanshme të ngacmimit” të administratës Trump. Sanchez, nga ana tjetër tha se tensionet tregtare të Kinës me SHBA-në nuk duhet të pengojnë bashkëpunimin e saj me Evropën.

Takimi i tyre u zhvillua në kryeqytetin kinez në orët para se Pekini të rriste sërish tarifat e tij për mallrat nga SHBA. Megjithëse ka thënë se nuk do t’i përgjigjet rritjeve të mëtejshme të tarifave amerikane. Javën e ardhshme Xi do të vizitojë Malajzinë, Vietnamin dhe Kamboxhia. Këto janë të gjitha vendet që janë goditur rëndë nga tarifat e Trump.

Ministrat e tij kanë takuar homologë nga Afrika e Jugut, Arabia Saudite dhe India, duke biseduar për një bashkëpunim më të madh tregtar. Përveç kësaj, Kina dhe BE thuhet se janë në bisedime për heqjen e mundshme të tarifave evropiane për makinat kineze, për t’u zëvendësuar me një çmim minimal në vend të kësaj, për të frenuar një raund të ri dumping.

Me pak fjalë, ngado që të hedhësh syrë mund të kuptosh se Kina ka opsione.

Dhe analistët kanë thënë se këto rritje të ndërsjellë të tarifave nga dy superfuqitë tani po bëhen pothuajse të pakuptimta, pasi ato tashmë kanë kaluar pikën e ndërprerjes së pjesës më të madhe të tregtisë mes tyre. Pra, rritja e tarifave në të dy drejtimet është bërë më shumë si simbolikë, dhe një sagë hakmarrjes të njëpasnjëshme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning, gjatë dy ditëve të fundit, ka postuar imazhe të kryetarit Mao në mediat sociale, duke përfshirë një video gjatë Luftës së Koresë, kur ai i tha SHBA-së se “pavarësisht se sa do të zgjasë kjo luftë, ne kurrë nuk do të dorëzohemi”. Mbi këtë, ajo ka postuar komentet e saj duke thënë: “Ne jemi kinezë. Nuk kemi frikë nga provokimet. Nuk do të tërhiqemi”. Kur qeveria kineze largon kryetarin Mao, ju e dini se ata po bëhen seriozë./abcnews.al