Petar Bogojevski emërohet drejtor i Agjencisë që menaxhon fondet e Erasmus+ në Maqedoninë e Veriut
Petar Bogojevski është emëruar drejtor i ri i Agjencisë Kombëtare për Programe Evropiane dhe Mobilitet në Maqedoninë e Veriut – institucioni përgjegjës për menaxhimin e fondeve të BE-së përmes programit Erasmus+. Ky emërim vjen nga qeveria e re e përbërë nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni VLEN, ndërsa zgjedhja e Bogojevskit ka ngjallur reagime të forta, veçanërisht […] The post Petar Bogojevski emërohet drejtor i Agjencisë që menaxhon fondet e Erasmus+ në Maqedoninë e Veriut appeared first on InfoShqip.com.

Petar Bogojevski është emëruar drejtor i ri i Agjencisë Kombëtare për Programe Evropiane dhe Mobilitet në Maqedoninë e Veriut – institucioni përgjegjës për menaxhimin e fondeve të BE-së përmes programit Erasmus+.
Ky emërim vjen nga qeveria e re e përbërë nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni VLEN, ndërsa zgjedhja e Bogojevskit ka ngjallur reagime të forta, veçanërisht nga komuniteti shqiptar. Shkak për këtë janë deklaratat e mëparshme të tij në rrjetet sociale, ku ai ka shfaqur gjuhë të hapur anti-shqiptare, duke i quajtur shqiptarët me terma denigrues dhe duke ironizuar festimet me flamuj kombëtarë në Tetova.
Zgjedhja e një figure të tillë për të udhëhequr një institucion që kontrollon fondet e Bashkimit Evropian për arsim, mobilitet dhe bashkëpunim ndërkombëtar, shihet si hap shqetësues dhe provokues. /
The post Petar Bogojevski emërohet drejtor i Agjencisë që menaxhon fondet e Erasmus+ në Maqedoninë e Veriut appeared first on