Pinoku…i jetës reale/ 24 vjeçari gëlltitet nga balena në Kili, i ati kap momentin në video
Një histori që të sjell menjëherë në mendje përrallën më të famshme të Carlo Collodi, “Aventurat e Pinokut”. Kjo është ajo që ndodhi me Adrián Simancas, një 24-vjeçar venezuelian, i cili po bënte një udhëtim me një kajak në det, kur u gëlltit dhe më pas u nxor jashtë nga një balenë. Nëse nuk do [...]Read More...

Një histori që të sjell menjëherë në mendje përrallën më të famshme të Carlo Collodi, “Aventurat e Pinokut”. Kjo është ajo që ndodhi me Adrián Simancas, një 24-vjeçar venezuelian, i cili po bënte një udhëtim me një kajak në det, kur u gëlltit dhe më pas u nxor jashtë nga një balenë.
Nëse nuk do të kishte një video për ta vërtetuar këtë, do të ishte e vështirë të besohej se kjo është një histori e vërtetë. Imazhet e regjistruara më 8 shkurt dhe të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentin e saktë kur një balenë del nga uji dhe, për disa sekonda, gëlltit të riun dhe më pas e nxjerr.
View this post on Instagram
A post shared by NBC News (@nbcnews)
Ngjarja ndodhi në Punta Arenas, në jug të Kilit, në ujërat e Gjirit El Águila dhe u filmua nga babai i të riut, i cili ishte dëshmitar i skenës.
“Mu kujtua Pinoku, i cili gjithashtu u gëlltit nga një balenë”, shpjegoi Simancas për gazetën spanjolle El País. “Ishte befasi kur balena m’u afrua. Fillimisht mendova se më kishte gëlltitur plotësisht, edhe pse nuk e dija saktësisht se çfarë ishte, më pas, kur u ktheva në sipërfaqe, kuptova se ishte një balenë. Gjithashtu e dija që nuk kishte asnjë rrezik të madh, nëse nuk fillonte të kërcente ose të hidhte babanë nga varka, sepse në atë rast do të ishte shumë e vështirë për ne të ktheheshim në bord.”/abcnews.al