Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër

Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër

Nëse je inxhinier, arkitekt, profesionist, student apo i angazhuar në një fushë teknike, shkencore ose profesionale, bëhu pjesë e Albanian Engineering of Switzerland.

Bëhu pjesë e një rrjeti me mbi 130 profesionistë shqiptarë në Zvicër, krijo kontakte të reja, shkëmbe përvoja dhe dije, zbulo mundësi bashkëpunimi dhe kontribuo në zhvillimin e komunitetit profesional shqiptar.

Albanian Engineering of Switzerland (AES) do të mbajë Asamblenë e Përgjithshme më 12 shtator 2026 në Langenthal, BE, një ngjarje e rëndësishme për komunitetin e inxhinierëve dhe profesionistëve shqiptarë në Zvicër.

 

Asambleja do të shërbejë si një moment i rëndësishëm për të reflektuar mbi zhvillimet dhe arritjet e deritanishme të shoqatës, si dhe për të diskutuar të ardhmen, forcimin e strukturave dhe vizionin e AES për vitet në vijim.

 

Me mbi 130 anëtarë aktivë, Albanian Engineering of Switzerland është shndërruar në një rrjet të rëndësishëm profesional që bashkon inxhinierë arkitektë, profesionistë, studentë dhe ekspertë shqiptarë nga fusha të ndryshme të inxhinierisë, teknologjisë dhe shkencës në Zvicër.

Përmes aktiviteteve, eventeve profesionale, shkëmbimit të njohurive dhe mundësive për bashkëpunim, AES synon të krijojë ura të reja ndërmjet profesionistëve shqiptarë dhe të kontribuojë në zhvillimin e tyre profesional, si dhe në forcimin e lidhjeve me komunitetin akademik dhe ekonomik në mes vendeve tona shqipfoles dhe Zvicres

 

Asambleja e Përgjithshme e 12 shtatorit shënon një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe konsolidimin e shoqatës, duke vendosur bazat për një strukturë edhe më të fuqishme dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen.

Bëhu pjesë e AES – bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër.

 

Apliko për anëtarësim përmes linkut më poshtë:

[Anëtarësimi në AES]

 

The post Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.