Plani i ri: Britania e Madhe lejon Ukrainën të blejë 5,000 raketa të tjera
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka njoftuar për një marrëveshje të re e cila i lejon Ukrainës të përdorë 1.6 miliardë funte (rreth 1.8 miliard euro) të financimit të eksportit të Mbretërisë së Bashkuar për të blerë 5,000 raketa të tjera të mbrojtjes ajrore. Ai ka deklaruar se kjo do të krijojë edhe […] The post Plani i ri: Britania e Madhe lejon Ukrainën të blejë 5,000 raketa të tjera appeared first on Albinfo.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka njoftuar për një marrëveshje të re e cila i lejon Ukrainës të përdorë 1.6 miliardë funte (rreth 1.8 miliard euro) të financimit të eksportit të Mbretërisë së Bashkuar për të blerë 5,000 raketa të tjera të mbrojtjes ajrore.
Ai ka deklaruar se kjo do të krijojë edhe vende pune në sektorin e mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.
“Kjo do të jetë jetike për mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe forcimin e Ukrainës”, ka thënë ai teksa ka shtuar se Britania e Madhe është e përgatitur të mbrojë paqen në Ukrainë dhe kjo do të përfshijë “çizmet në tokë” dhe “aeroplanët në ajër”, transmeton albinfo.ch.
Më herët gjatë ditës së sotme, Starmer ka bërë të ditur se Britania e Madhe, Franca dhe vende të tjera do të hartojnë një plan për të ndaluar luftimet në Ukrainë – dhe do t’ia paraqesin këtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës teksa ka deklaruar se qëllimi i takimit të sotëm, ishte bashkimi i aleatëve evropianë pas kësaj.
“Pika jonë fillestare duhet të jetë ta vendosim Ukrainën në pozicionin më të fortë të mundshëm tani. Çdo komb duhet të kontribuojë për këtë në mënyrën më të mirë që mundet, duke sjellë aftësi dhe mbështetje të ndryshme në tryezë, por të gjithë duke marrë përgjegjësinë për të vepruar, të gjithë duke rritur pjesën e tyre të barrës. Kështu që ne ramë dakord për disa hapa të rëndësishëm sot…”.
The post Plani i ri: Britania e Madhe lejon Ukrainën të blejë 5,000 raketa të tjera appeared first on Albinfo.