Pluhur nga hëna/ Shkencëtarët britanikë studiojnë mostrat e marra nga misioni kinez
Këto grimca të vogla pluhuri – sa një majë gjilpëre – janë më të çmuara se ari. Pasi u morën nga sipërfaqja e Hënës gjatë misionit hapësinor Kinez “Chang’e 5” në vititn 2020 dhe u mbajtën nga Pekini për disa kohë, tashmë ato janë transferuar drejt Britanisë së Madhe dhe drejt disa vendeve te tjera [...]Read More...

Këto grimca të vogla pluhuri – sa një majë gjilpëre – janë më të çmuara se ari. Pasi u morën nga sipërfaqja e Hënës gjatë misionit hapësinor Kinez “Chang’e 5” në vititn 2020 dhe u mbajtën nga Pekini për disa kohë, tashmë ato janë transferuar drejt Britanisë së Madhe dhe drejt disa vendeve te tjera perfshire Rusine, Japonin, Pakistanin dhe disa vende Europiane . Profesor Mahesh Anand, i vetmi shkencëtar në Mbretërinë e Bashkuar që ka marrë këtë material të çmuar, e përshkruan atë si “më i çmuar se pluhuri i arit”. Në dukje, ky pluhur duket i zakonshëm. Por brenda tij mund të fshihet historia e krijimit të Hënës – dhe madje edhe e Tokës. Shkencëtarët besojnë se Hëna u formua nga një përplasje mes Tokës dhe një planeti tjetër rreth 4.5 miliardë vjet më parë.
Mostrat do të përpunohen me kujdes ekstrem. Çdo kontaminim nga materiali tokësor mund të shkatërrojë analizimin e këtyre grimcave ndaj dhoma ku ato mbahen është sterile dhe cdo njeri që hyn eshte I mbuluar nga koka tek këmbët.
Në laboratorë të ndryshëm, shkencëtarët do të përdorin lazerë dhe temperatura deri në 1400°C për të analizuar grimcat. Ata do të kërkojnë gjurmë oksigjeni, azoti dhe gaze fisnike – për të zbuluar nga ka ardhur dhe si është zhvilluar Hëna. Këto grimca të vogla kanë mundësinë të zbulojnë historinë e universit. Shkencetaret do te kene nje vit kohe per te realizuar analizat dhe studimet e tyre ku kampionet e marre nga siperfaqja e henes do te shkaterrohen plotesisht duke e bere kete shanc te vetem dhe unik.
Profesor Mahesh Anand nga Mbreteria e Bashkuar eshte shprehur se shpreson qe ky te jete nje hap per bashkepunim nderkombetar mbi Hapesiren. Kina nderkohe ka vijuar misionet e saj me synim per te zbuluar me shumë mbi Hënën, satelitin e vetëm të planetit tonë./abcnews.al