Po kalonte kufirin ilegalisht, kapet nga policia – i sekuestrohet kamioni dhe pesë gjedhe
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Podujevë është kapur pasi kishte kaluar në mënyrë të paligjshme vijën kufitare nga Serbia në Kosovë, duke përdorur rrugë ilegale. Kamioni i tij dhe gjedhet janë sekuestruar dhe dorëzuar në terminalin doganor. “KALIM I PAAUTORIZUAR I VENDKALIMIT KUFITARAPO VIJËS KUFITARE & KONTRABANDIM ME MALL – Fsh.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Podujevë është kapur pasi kishte kaluar në mënyrë të paligjshme vijën kufitare nga Serbia në Kosovë, duke përdorur rrugë ilegale.
Kamioni i tij dhe gjedhet janë sekuestruar dhe dorëzuar në terminalin doganor.
“KALIM I PAAUTORIZUAR I VENDKALIMIT KUFITARAPO VIJËS KUFITARE & KONTRABANDIM ME MALL – Fsh. Dumnicë, Podujevë 22.08.2025 – 07:28. Më datën e lartcekur i dyshuari mashkull kosovar, duke shfrytëzuar rrugët ilegale kalon vijën kufitare nga Serbia në Republikën e Kosovës me kamionin e tij të ngarkuar me gjedhe (pesë copë). Njësitë policore së bashku me Inspektorët e AUV-it kanë hasur të dyshuarin së bashku me kamionin me ngarkesë me gjedhe të cilat ishin të pa matrikuluara dhe nuk dihet origjina e tyre. Me vendim të prokurorit, kamioni dhe gjedhet janë sekuestruar dhe dorëzuar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.