Policia bastis klubin shqiptar në Kriens: “Ndihemi të trajtuar si kriminelë”

Anëtarët e shoqatës shqiptare "Rinia" nga Kriens-i (Luzern) janë ende të shokuar nga mënyra se si i ka bastisur policia The post Policia bastis klubin shqiptar në Kriens: “Ndihemi të trajtuar si kriminelë” appeared first on Albinfo.

Policia bastis klubin shqiptar në Kriens: “Ndihemi të trajtuar si kriminelë”

“Policia! Policia!” dëgjohen të bërtasin anëtarët e shoqatës shqiptare “Rinia”. Më pas rreth “40 policë me pajisje të plota” sulmuan ambientet e klubit në katin përdhesë të një ndërtese tregtare në Kriens Wyssmatt, transmeton albinfo.ch. Askush nuk lejohet të lëvizë. Kontrolli policor fillon të premten e datës 10 janar rreth orës 20:00.

“Anëtarët e klubit duhet të vendosin duart mbi tavolina dhe të qëndrojnë të qetë” – kështu përshkruhet situata e asaj mbrëmjeje në një email drejtuar redaksisë së gazetës “Luzerner Zeitung”.

Anëtarët nuk e dinë arsyen e kontrollimit nga policia. Më pas ka rezultuar – siç shkruan klubi – se dyshohej që në këtë lokal ushtrohet bixhozi i paligjshëm. Përveç policëve, të pranishëm ishin edhe njerëz nga Komisioni Federal i Kazinove dhe një prokuror publik. Policia ka dokumentuar gjithçka me kamera.

Shoqata Shqiptare “Rinia”, e cila ekziston që nga viti 1995, është e regjistruar në policinë tregtare të Lucernit, paguan tarifat e zakonshme kur zgjatet orari dhe mban listat e anëtarësimit, të cilat koordinohen me policinë tregtare. Këtë e ka theksuar, i pyetur nga gazeta, kryetari i klubit, Besart Panxhaj.

Anëtarët e pranishëm të shoqatës, në mbrëmjen e përmendur po luanin një lojë shoqërore shqiptare, pa bast me para si dhe shah apo “Dart” (shënim me shigjeta në shenjë). Zhvilloheshin diskutime dhe dëgjohej muzikë tradicionale dhe moderne. “Gjendja është e qetë. Klubi mund të jetë gjithçka por jo një vend me karakter të lojërave të fatit”.

Sipas shoqatës, policia nuk ka mundur të gjejë asnjë provë për lojëra të paligjshme të fatit apo makineri të paligjshme të lojërave, transmeton albinfo.ch. Vetëm tre anëtarë të pranishëm nuk figuronin në listën e anëtarëve, e cila i jepet policisë tregtare.

“Ndihemi se po trajtohemi si kriminelë”, thotë Panxhaj, i cili ka drejtuar shoqatën për shtatë vjet. Veçanërisht anëtarët e moshuar janë ende në shok. Lokali i tyre të kontrollohet herë pas here – për shembull për t’u siguruar nëse po respektohen oraret e hapjes. “Por ne kurrë nuk e kemi përjetuar diçka në këtë mënyrë më parë,” thotë ai. Prandaj ata u drejtohen mediave.

Ai dhe anëtarët e klubit ndiheshin të diskriminuar dhe kishin përshtypjen se trajtoheshin në këtë mënyrë sepse ishin të huaj. “Gjysma e anëtarëve tanë kanë pasaportë zvicerane”.

Pas rreth një ore policia u largua. Deri më sot, klubi nuk e ka marrë vesh zyrtarisht pse është kontrolluar.

Kështu e përshkruan policia operacionin

Me kërkesë të gazetës, policia e Lucernit ka konfirmuar se “një kontroll në një lokal hotelerie” ishte bërë në restorantin e klubit në fjalë pas orës 22:00 të asaj të premteje. Të pranishëm ishin 32 persona. Një person është arrestuar si i dyshuar për shkelje të ligjit për të huajt dhe integrimin, shkruan zyra për media.

Sipas kritereve të policisë hoteliere dhe komerciale, vetëm anëtarët e klubit janë të autorizuar të hyjnë në restorantin në fjalë. “Sipas gjetjeve fillestare, 23 nga personat e pranishëm nuk janë të listuar si anëtarë të shoqatës”.

Gazeta LZ ka paraqitur edhe pyetje të tjera në polici. Ndër të tjera, ajo donte të dinte nëse kontrollimi ishte bërë (edhe) për dyshimin për lojëra të paligjshme të fatit (edhe në një lokal tjetër në po atë ndërtesë). Pyetja tjetër ishte nëse policia i gjykon veprimet e veta atë natë në atë lokal si të përshtatshme, përcjell albinfo.ch. Zyra për media nuk komenton më tej për këtë dhe shkruan: “Për shkak të hetimeve në vazhdim, për momentin nuk mund të jepen informacione të mëtejshme”.

The post Policia bastis klubin shqiptar në Kriens: “Ndihemi të trajtuar si kriminelë” appeared first on Albinfo.