Policia gjermane lëshon komunikatën e tretë pas të shtënave në Bielefeld

Në natën mes të mërkurës e të enjtes, policia gjermane ka lëshuar komunikatën e radhës, të tretën, pas të shtënave në afërsi të gjykatës në Bielefeld.  Sipas komunikatës, hetimet po vazhdojnë ndërsa ende nuk është përcaktuar se sa persona janë të dyshimtë. “Të gjithë të katër të lënduarit janë në spital për trajtim. Ndryshe nga […] The post Policia gjermane lëshon komunikatën e tretë pas të shtënave në Bielefeld appeared first on Albinfo.

Policia gjermane lëshon komunikatën e tretë pas të shtënave në Bielefeld

Në natën mes të mërkurës e të enjtes, policia gjermane ka lëshuar komunikatën e radhës, të tretën, pas të shtënave në afërsi të gjykatës në Bielefeld. 

Sipas komunikatës, hetimet po vazhdojnë ndërsa ende nuk është përcaktuar se sa persona janë të dyshimtë.

“Të gjithë të katër të lënduarit janë në spital për trajtim. Ndryshe nga raportimet e mediave, asnjëri prej të lënduarve nuk ka vdekur.  Gjendja e të plagosurve momentalisht është stabile. Hetimet në vendin e krimit janë kompletuar, kështu që masat e rrethimit kanë përfunduar”, shkruan në komunikatë.

Media të shumta gjermane, duke u thirrur në burimet e reporterit të WDR, shkruan të mërkurën se njëri prej të plagosurve ka vdekur.

Të shtënat ndodhën të mërkurën në mesditë pas përfundimit të seancës së gjykimit për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani. 

Dyshohet se të shtënat kanë të bëjnë me këtë rast. Dy prej të plagosurve janë babai dhe vëllaii personit që po gjykohet për vrasjen e Nimanit, Huseyin Akkurt. Nimani ishte vrarë më 9 mars të vitit të kaluar, ndërsa i dyshuari tjetër, Aymand Dawoud Kirit është ende në arrati. Dy kurdët kishin shkrepur 16 plumba në drejtim të boksierit shqiptar, një vit më parë në Bielefeld.

Dy të dyshuar për të shtënat e së mërkurës janë arrestuar. Një person i tretë është duke u kërkuar si i dyshimtë, ndërsa WDR njofton se ai planifikon të dorëzohet tek autoritetet në ditët në vijim.

The post Policia gjermane lëshon komunikatën e tretë pas të shtënave në Bielefeld appeared first on Albinfo.