Tare drejt Milanit si drejtor sportiv
Pas periudhës së suksesshme te Lazio, tani Igli Tares mund t’i besohet një pozitë shumë e rëndësishme në klubin kuqezi The post Tare drejt Milanit si drejtor sportiv appeared first on Albinfo.

Igli Tare është gjithnjë e më afër marrjes së rolit të drejtorit të ri sportiv të Milanit.
Sipas rrjedhjeve, pas takimeve të zhvilluara të premten në Londër me Cardinale dhe Ibrahimovic, ish-drejtori i Lazios është tashmë në “pole-position” për të qenë drejtori i ri sportiv i kuqezinjve.
Nëse zgjedhja e Tares do të konfirmohet përfundimisht në orët në vijim, duke pasur parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera mes të dyve, edhe Moncada do të qëndrojë te kuqezinjtë bashkë me menaxherin shqiptar, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Pasi u takuan me Andrea Bertën dhe Fabio Paraticin dhe dëgjoi pozicionet dhe idetë e tyre, drejtuesit e Milanit kanë vendosur të fokusohen më shumë tek ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare për t’i dhënë skuadrës një pikë referimi eksperte dhe të përgatitur, shkruan Sportmediaset.
Nëse Tare do të zgjidhet drejtori i ardhshëm sportiv, atëherë Cardinale dhe Ibrahimovic do t’i lënë në dorë ekipin në verë, duke nisur që nga zgjedhja e trajnerit, nëse do të vazhdojë të jetë Conceiçoo, ose do të tërheqë një mes Sarrit, Fabregas ose De Zerbit.
The post Tare drejt Milanit si drejtor sportiv appeared first on Albinfo.