Ballkani, telashi i rradhës?/ Pumo: Ka një krisje të raportit mes Serbisë dhe Rusisë. Predhat serbe kanë vrarë ushtarë rus në luftë
Gazetari Misha Pumo, komentoi nga Moska zhvillimet gjeopolitike globale në aspektin e Ballkanit. Sipas tij, ka një krisje mes raportit të Rusisë dhe Serbisë. Sipas tij, Serbia ka prodhuar predha artilerie për Ukrainën të cilat kanë vrarë ushtarë rus. “ Vazhdimisht si serbët dhe rusët i referohen historisë për lidhjet e ngushta. Rusia ndonjëherë ka [...]Read More...

Gazetari Misha Pumo, komentoi nga Moska zhvillimet gjeopolitike globale në aspektin e Ballkanit. Sipas tij, ka një krisje mes raportit të Rusisë dhe Serbisë. Sipas tij, Serbia ka prodhuar predha artilerie për Ukrainën të cilat kanë vrarë ushtarë rus.
“ Vazhdimisht si serbët dhe rusët i referohen historisë për lidhjet e ngushta. Rusia ndonjëherë ka gjetur telashe me Serbinë, është implikuar në luftë, si në luftën e parë botërore. Në Rusi ka shumë mendime nga gazetarë dhe opinionistë që Vuçiçi i pëlqen të rrij me dy karrige.
Kur u bë skandali i votimeve në OKB, që nuk i pëlqeu fare Rusisë. Nga ana tjetër ka të ngjarë që Rusia ka simpati për zv kryeministrinë e Serbisë, i cili ka ardhur edhe në Moskë dhe me të ka një urë komunikimi. Kur Serbia prodhonte predha artilerie dhe i dërgonte përmes Spanjës në Ukrainë siç thoshin që predhat serbe vrisnin ushtarë rus.
Ka një krisje dhe Rusia do të jetë më fleksible në Ballkan dhe më objektive. Rusia nuk është se ka ‘nge’ të merret me serbët dhe duhet të zgjidhi problemin me Ukrainën.”, u shpreh Pumo.
/ abcnews.al