Policia jep detaje lidhur me zjarrin që ndodhi te banesat e Premiumit në Pejton
Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili shtoi se si pasojë e djegies së veturës ka dëme materiale. “Rreth orës 22:30, është raportuar se në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, në parkingun

Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili shtoi se si pasojë e djegies së veturës ka dëme materiale.
“Rreth orës 22:30, është raportuar se në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, në parkingun nëntokësor të një objekti një veturë është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar përveç dëmeve materiale”, tha Borovci