Policia jep detaje për aksidentin në Vushtrri: Shoferi ka vd*ekur, 7 nxënës janë lënduar
Policia e Kosovës ka njoftuar se paraditen e së enjtes në një aksident në fshatin Galicë të Vushtrrisë ka vdekur shoferi i minibusit, ndërsa kanë mbetur të lënduar shtatë nxënësit që po i transportonte për në shkollë. Shoferi i vdekur është me inicialet H.S., 59 vjeç. “Nga hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje, bëhet

Policia e Kosovës ka njoftuar se paraditen e së enjtes në një aksident në fshatin Galicë të Vushtrrisë ka vdekur shoferi i minibusit, ndërsa kanë mbetur të lënduar shtatë nxënësit që po i transportonte për në shkollë.
Shoferi i vdekur është me inicialet H.S., 59 vjeç.
“Nga hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ku për pasojë vetura përfundon jashtë rruge”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i ka shprehur ngushëllime familjes së shoferit që humbi jetën në aksident. Ndërsa për nxënësit e lënduar ka thënë se po marrin trajtim në Emergjencë.