Policia kërkon ndihmë për identifikimin e dy personave

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave që dyshohen për përfshirje në veprën “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. Në faqen zyrtare, Policia ka publikuar foto të të dyshuarve, teksa ka apeluar tek të gjithë ata që kanë informata ta kontaktojnë. “Të nderuar, për çdo informatë që mund

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e dy personave

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave që dyshohen për përfshirje në veprën “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Në faqen zyrtare, Policia ka publikuar foto të të dyshuarve, teksa ka apeluar tek të gjithë ata që kanë informata ta kontaktojnë.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të  kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].”, thuhet në kërkesë.