Policia konfirmon vde*kjen e 26-vjeçares në Prishtinë
Një grua ka vdekur në lagjen Lakrishtë të Prishtinës pasi e njëjta ka rënë nga një objekt. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes. “Rreth orës 16:00,kemi pranuar informatën se

Një grua ka vdekur në lagjen Lakrishtë të Prishtinës pasi e njëjta ka rënë nga një objekt.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes.
“Rreth orës 16:00,kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Ahmeti.