Policia: SMS mashtruese po qarkullojnë në Kosovë

Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike (KOS-CERT) ka ngritur alarmin për një valë të re të mesazheve SMS mashtruese që po qarkullojnë në Kosovë, me qëllim të mashtrimit financiar të qytetarëve, raporton albinfo.ch. Sipas njoftimit zyrtar, qytetarët kanë raportuar se po marrin mesazhe nga numra të huaj, në të cilat pretendohet se “automjeti juaj është regjistruar […] The post Policia: SMS mashtruese po qarkullojnë në Kosovë appeared first on Albinfo.

Policia: SMS mashtruese po qarkullojnë në Kosovë

Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike (KOS-CERT) ka ngritur alarmin për një valë të re të mesazheve SMS mashtruese që po qarkullojnë në Kosovë, me qëllim të mashtrimit financiar të qytetarëve, raporton albinfo.ch.

Sipas njoftimit zyrtar, qytetarët kanë raportuar se po marrin mesazhe nga numra të huaj, në të cilat pretendohet se “automjeti juaj është regjistruar nga pajisjet e sigurisë” dhe kërkohet pagesa e një gjobe për shkelje në trafik. Këto mesazhe përmbajnë linke të shkurtuara mashtruese (URL), të cilat autoritetet paralajmërojnë që nuk duhet të klikohen në asnjë rrethanë.

“Kjo është një formë klasike e mashtrimit kibernetik. Ju lusim të mos klikoni në URL që vijnë përmes mesazheve të tilla. Institucionet shtetërore nuk dërgojnë SMS për pagesa të tilla, përfshirë edhe gjobat në trafik”, thuhet në njoftimin e KOS-CERT.

Njësia për Siguri Kibernetike ka bërë thirrje për vigjilencë maksimale nga qytetarët, duke theksuar se klikimi i këtyre linqeve mund të çojë në keqpërdorim të të dhënave personale, qasje në llogari bankare apo humbje të mjeteve financiare.

Qytetarët që pranojnë mesazhe të tilla ftohen t’i raportojnë menjëherë në adresën zyrtare të KOS-CERT: reports@ në mënyrë që të merren masa për bllokimin dhe hetimin e burimeve të këtyre sulmeve, raporton albinfo.ch.

The post Policia: SMS mashtruese po qarkullojnë në Kosovë appeared first on Albinfo.