Politikanët sërish në Alba Festival
Në margjinat e Albafestivalit 2025, të dielën gjatë ditës së dytë të tij, u zhvillua një apero dhe debat politik, ku morën pjesë politikanë nga thuajse të gjitha partitë parlamentare të qytetit të Cyrihut në Zvicër, me përjashtim të të Gjelbërve. Takimi u inicua nga Përparim Avdili (FDP) dhe kishte për qëllim të theksonte rëndësinë […] The post Politikanët sërish në Alba Festival appeared first on Albinfo.

Në margjinat e Albafestivalit 2025, të dielën gjatë ditës së dytë të tij, u zhvillua një apero dhe debat politik, ku morën pjesë politikanë nga thuajse të gjitha partitë parlamentare të qytetit të Cyrihut në Zvicër, me përjashtim të të Gjelbërve.
Takimi u inicua nga Përparim Avdili (FDP) dhe kishte për qëllim të theksonte rëndësinë e këtij festivali si një ngjarje kulturore dhe sociale, pa karakter politik, e cila kontribuon në organizimin dhe përfaqësimin pozitiv të komunitetit shqiptar në Zvicër.
Në aepro morën pjesë politikanë me rrënjë shqiptare si: Përparim Avdili (FDP), Reis Luzhnica (SP) dhe Gadaf Muharemi (SP)
Ky takim, i cili u zhvillua në një atmosferë miqësore por reflektuese, u pa nga shumë pjesëmarrës si një shenjë e pjekurisë politike të komunitetit shqiptar në Zvicër, por edhe si një thirrje për më shumë unitet dhe përfaqësim të koordinuar, përballë sfidave institucionale dhe imazhit publik.
albinfo.ch albinfo.chThe post Politikanët sërish në Alba Festival appeared first on Albinfo.