Politikat e administratës së ardhshme për inteligjencën artificiale dhe kriptomonedhat
Presidenti i zgjedhur Donald Trump thotë se dëshiron që Shtetet e Bashkuara të kenë rol udhëheqës në botë për inteligjencën artificiale dhe kriptomonedhat. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Michelle Quinn, presidenti i zgjedhur ka emëruar për këtë qëllim një sipërmarrës dhe investitor në fushën e teknologjisë, në rolin e drejtuesit për inteligjencën artificiale [...]Read More...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump thotë se dëshiron që Shtetet e Bashkuara të kenë rol udhëheqës në botë për inteligjencën artificiale dhe kriptomonedhat. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Michelle Quinn, presidenti i zgjedhur ka emëruar për këtë qëllim një sipërmarrës dhe investitor në fushën e teknologjisë, në rolin e drejtuesit për inteligjencën artificiale dhe kriptomonedhat.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar David Sacks-in në një post të ri në Shtëpinë e Bardhë, si drejtues për inteligjencën artificiale dhe kriptomonedhat.
Zoti Sacks është një sipërmarrës dhe investitor i hershëm në fushën e teknologjisë. Presidenti Trump thotë se ai pret që zoti Sacks të ndihmojë për t’i larguar Shtetet e Bashkuara nga ajo që ai e quan censurë dhe pozicionim ideologjik i kompanive të mëdha të teknologjisë.
Zoti Sacks do të ketë shumë për të bërë, thotë profesori i etikës në Universitetin e Santa Claras, John Pelissero.
“Do të ishte sfidë për këdo që të përpiqet të menaxhojë dy teknologji të reja dhe metoda financimi që po zhvillohen me shpejtësi”, thotë profesori Pelissero.