Poloni, balotazhi “nis” më herët/ Mbështetësit e dy kandidatëve presidenciale, marshime në Varshavë

Dy kahe të kundërta që u përballën në Varshavë. Polakët nga i gjithë vendi udhëtuan drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në marshimet e kandidatëve presidencialë. Një javë para balotazhit që do të vendosë drejtimin politik dhe të ardhmen e Polonisë mijëra njerëz u mblodhën për atë për të mbështetur kandidatë e tyre. Në krye [...]Read More...

Poloni, balotazhi “nis” më herët/ Mbështetësit e dy kandidatëve presidenciale, marshime në Varshavë

Dy kahe të kundërta që u përballën në Varshavë. Polakët nga i gjithë vendi udhëtuan drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në marshimet e kandidatëve presidencialë.

Një javë para balotazhit që do të vendosë drejtimin politik dhe të ardhmen e Polonisë mijëra njerëz u mblodhën për atë për të mbështetur kandidatë e tyre.

Në krye të njërës palë ishte kryetari i bashkisë së Varshavës, Rafał Trzaskwëski, një liberal pro europian. Trzaskowski e quajti tubimin e tij një “Marshim të Patriotëve”.

Ai është një aleat i ngushtë politik i kryeministrit Donald Tusk dhe mbështetet nga partia e tij, e cila është në një qeveri koalicioni që nga fundi i vitit 2023.

Trzaskoëski kandidoi për president edhe në vitin 2020, duke humbur ngushtë ndaj presidentit aktual Andrzej Duda, mandati i dytë dhe i fundit pesëvjeçar i të cilit përfundon këtë verë.

Përballë tij është Karol Nawrocki, një historian konservator, kritik ndaj Bashkimit Europian i mbështetur nga partia kombëtare konservatore Ligj dhe Drejtësi, e cila qeverisi Poloninë nga viti 2015 deri në vitin 2023. Ai e quajti tubimin e tij “Marshim për Poloninë”.

Balotazhi mbahet pas një votimi në raundin e parë më 18 maj që la në garë vetëm në Trzaskowski dhe Nawrocki.

Sondazhet e fundit i tregojnë në një përballje shumë të ngushtë, duke e bërë rezultatin të pamundur për t’u parashikuar.