Posta zvicerane do t’i paguajë Konfederatës dividendë prej 100 milionë CHF këtë vit

Posta zvicerane njoftoi të enjten, në përfundim të mbledhjes së saj të përgjithshme vjetore, se do t’i transferojë Konfederatës shumën prej 100 milionë CHF. Kjo shumë do të shkojë tërësisht në arkën federale. Sipas një deklarate për shtyp të publikuar nga kompania, dividendi do të shpërndahet nga fitimet e disponueshme për vitin financiar 2024, që […] The post Posta zvicerane do t’i paguajë Konfederatës dividendë prej 100 milionë CHF këtë vit appeared first on Albinfo.

Posta zvicerane do t’i paguajë Konfederatës dividendë prej 100 milionë CHF këtë vit

Posta zvicerane njoftoi të enjten, në përfundim të mbledhjes së saj të përgjithshme vjetore, se do t’i transferojë Konfederatës shumën prej 100 milionë CHF. Kjo shumë do të shkojë tërësisht në arkën federale.

Sipas një deklarate për shtyp të publikuar nga kompania, dividendi do të shpërndahet nga fitimet e disponueshme për vitin financiar 2024, që kapën shumën e 324 milionë CHF, mbi një të ardhur operative prej rreth 7.6 miliardë CHF. Llogaritë vjetore të kompanisë u prezantuan në mesin e muajit mars, transmeton albinfo.ch.

Në mbledhjen vjetore, Konfederata Zvicerane – si aksionari i vetëm i Postës Zvicerane – miratoi të gjitha propozimet e bordit drejtues, përfshirë edhe rezultatin financiar. Po ashtu, anëtarëve të bordit u është dhënë shkarkim i plotë për vitin financiar 2024.

The post Posta zvicerane do t’i paguajë Konfederatës dividendë prej 100 milionë CHF këtë vit appeared first on Albinfo.