Presidenca turke njofton për një takim mes Erdogan dhe Kurtit në Nju Jork, s’jepen detaje

Presidenca turke njofton për një takim mes Erdogan dhe Kurtit në Nju Jork, s’jepen detaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në New York, ku të dy po qëndrojnë për sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Takimi mes Kurtit dhe Erdogan është zhvilluar në “Shtëpinë Turke”. Në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, dhe ministri i Tregtisë, Ömer Bolat.

Për këtë takim ka njoftuar presidenca turke, ku nuk dha më shumë dejae.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.