Presidenti palestinez thirrje Hamasit: Dorëzoni armët dhe lironi pengjet
Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas i ka bërë thirrje grupit militant Hamas, t’i dorëzojë armët Autoritetit Palestinez dhe të lirojë pengjet që i mban ende në Rripin e Gazës. Hamasi ka refuzuar thirrjet në muajt e fundit nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara për të lënë armët. Abbas i ka bërë komentet e tij në një fjalim [...]Read More...

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas i ka bërë thirrje grupit militant Hamas, t’i dorëzojë armët Autoritetit Palestinez dhe të lirojë pengjet që i mban ende në Rripin e Gazës.
Hamasi ka refuzuar thirrjet në muajt e fundit nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara për të lënë armët. Abbas i ka bërë komentet e tij në një fjalim gjatë një takimi në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, në të cilin ai pritet të emërojë një pasardhës, pjesë e përpjekjeve për t’iu përgjigjur dyshimeve ndërkombëtare mbi qëndrueshmërinë e Autoritetit Palestinez në një moment kritik për rajonin.
“Hamasi duhet t’i dorëzojë përgjegjësitë e tij në Gaza, t’ia dorëzojë armët autoritetit Palestinez dhe të shndërrohet në një parti politike”, ka thënë Abbas.
/abcnews.al/