Presidenti Trump vijon kritikat: Putin ‘po luan’ me zjarrin

Donald Trump ka forcuar edhe më tej kritikat e tij ndaj presidentit rus Vladimir Putin, duke thënë se ky i fundit “po luan me zjarr”. Në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, presidenti amerikan tha: “Ajo që Vladimir Putin nuk e kupton është se po të mos isha unë, shumë gjëra shumë [...]Read More...

Presidenti Trump vijon kritikat: Putin ‘po luan’ me zjarrin

Donald Trump ka forcuar edhe më tej kritikat e tij ndaj presidentit rus Vladimir Putin, duke thënë se ky i fundit “po luan me zjarr”.

Në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, presidenti amerikan tha:

“Ajo që Vladimir Putin nuk e kupton është se po të mos isha unë, shumë gjëra shumë të këqija do t’i kishin ndodhur tashmë Rusisë – dhe kur them shumë të këqija, e kam fjalën për SHUMË TË KËQIJA.”

Gjatë fundjavës, Trump deklaroi se Putin kishte “çmendur fare” pas sulmeve ajrore që ndërmori ndaj Ukrainës, dhe shtoi se po shqyrton vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Moskës.

Ndërkohë, Kremlini e akuzoi presidentin amerikan për “mbingarkesë emocionale” dhe theksoi se çdo vendim i liderit rus është “i domosdoshëm për sigurinë e Rusisë”. / abcnews.al