Presidentja e Kosovës e gatshme për konsultime me liderët e partive politike për zhbllokim të gjendjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e gatshme për të zhvilluar konsultime me liderët e partive politike, në çdo kohë që ata e vlerësojnë të nevojshme, për të gjetur një zgjidhje që do të çonte në konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Këshilltari për media i Presidentes Osmani, Bekim Kupina, ka deklaruar se “Presidentja Osmani, […] The post Presidentja e Kosovës e gatshme për konsultime me liderët e partive politike për zhbllokim të gjendjes appeared first on Albinfo.

Presidentja e Kosovës e gatshme për konsultime me liderët e partive politike për zhbllokim të gjendjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e gatshme për të zhvilluar konsultime me liderët e partive politike, në çdo kohë që ata e vlerësojnë të nevojshme, për të gjetur një zgjidhje që do të çonte në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Këshilltari për media i Presidentes Osmani, Bekim Kupina, ka deklaruar se “Presidentja Osmani, nëpërmjet letrës drejtuar kryesuesit të seancës z.Avni Dehari, më 16 prill, tashmë u ka ofruar përfaqësuesve të partive mundësinë për takime, duke shprehur gatishmërinë e plotë për konsultime kurdo që ata e shohin të nevojshme”, transmeton albinfo.ch.

Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar ndaj situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar procesin e përsëritur të seancave çdo 48 orë si një cikël absurd pa reflektim politik dhe pa rezultat konkret teksa i ka bërë thirrje Presidentes së Republikës që të ndërmarrë hapa konkretë duke ftuar liderët e partive politike parlamentare në një takim të përbashkët për të diskutuar zgjidhje të mundshme për tejkalimin e bllokadës institucionale.

“Presidentja, sipas Kushtetutës, ka përgjegjësi të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve. Në një situatë kur institucioni më i lartë përfaqësues është i paralizuar, angazhimi i saj nuk është vetëm i justifikuar, por i domosdoshëm”, përfundon reagimi i KDI-së.

Vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet më 27 prill në orën 10:00.

The post Presidentja e Kosovës e gatshme për konsultime me liderët e partive politike për zhbllokim të gjendjes appeared first on Albinfo.