Presidentja e Kosovës flet në të njëjtin vend ku Nënë Tereza dha mesazhin e saj historik 31 vjet më parë

Mëngjesin e djeshëm në Kongresin Amerikan u mbajt përvjetori i 73-të Kombëtar i Lutjeve, një ngjarje që prej dekadash simbolizon besimin, unitetin dhe fuqinë e lutjes. Pikërisht në këtë event, në vitin 1994, u mbajt një nga fjalimet më të paharrueshme në histori. Atëherë, Nënë Tereza—shenjtorja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve dhe më

Presidentja e Kosovës flet në të njëjtin vend ku Nënë Tereza dha mesazhin e saj historik 31 vjet më parë

Mëngjesin e djeshëm në Kongresin Amerikan u mbajt përvjetori i 73-të Kombëtar i Lutjeve, një ngjarje që prej dekadash simbolizon besimin, unitetin dhe fuqinë e lutjes.

Pikërisht në këtë event, në vitin 1994, u mbajt një nga fjalimet më të paharrueshme në histori.

Atëherë, Nënë Tereza—shenjtorja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve dhe më të dobëtve—dha një mesazh që lëvizi botën dhe preku zemrat e miliona njerëzve.

Me përkushtimin e saj të palëkundur ndaj Zotit dhe mbrojtjes së jetës, ajo foli me një forcë që vazhdon të frymëzojë edhe sot.

Në mëngjesin e djeshëm, fiks 31 vjet më vonë, historia u nderua dhe u përtëri, kur një tjetër grua shqiptare mbajti fjalimin kryesor—Presidentja e Kosovës. Në këtë moment simbolik, presidentja theksoi besimin, qëndresën dhe shpirti i një populli që kurrë nuk ka humbur shpresën. Ashtu si Nënë Tereza që dikur ngriti zërin për jetën, dinjitetin dhe fuqinë e dashurisë, sot Presidentja e Kosovës përcolli mesazhe të fuqishme mbi forcën e besimit dhe rrugëtimin e një kombi që ka përballuar sfida të mëdha, por ka vazhduar të ecë përpara me dinjitet dhe vendosmëri.