Presidentja e Kosovës: Koha që BE-ja t’i largojë masat e padrejta, të gjendet rruga përpara për statusin e vendit kandidat
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’i largojë masat e padrejta ndaj Kosovës. Në konferencën e përbashkët me homologun letonez, Osmani ka deklaruar se vizita e tij tregon për marrëdhëniet e ngushta ndërmjet Kosovës dhe Letonisë. Tutje, ajo ka deklaruar se Letonia […] The post Presidentja e Kosovës: Koha që BE-ja t’i largojë masat e padrejta, të gjendet rruga përpara për statusin e vendit kandidat appeared first on Albinfo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’i largojë masat e padrejta ndaj Kosovës.
Në konferencën e përbashkët me homologun letonez, Osmani ka deklaruar se vizita e tij tregon për marrëdhëniet e ngushta ndërmjet Kosovës dhe Letonisë.
Tutje, ajo ka deklaruar se Letonia është një partnere e fuqishme e Kosovës dhe ka përkrahur anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, duke kontribuar kështu në fuqizimin e shtetit të Kosovës.
“Letonia e kupton më së miri pozicionin e Kosovës pasi dy vendet tona kanë një të kaluar të dhimbshme dhe shumë të vështirë dhe kufizohen me shtete agresore”, ka deklaruar ajo, transmeton albinfo.ch.
Osmani ka thënë se qytetarët e Kosovës ka nivelin më të lartë të besueshmërisë karshi BE-së.
“Prandaj, është edhe koha që me prioritet të largohen masat e padrejta që Bashkimi Evropian i ka ende në fuqi ndaj Kosovës dhe sa më shpejt që të gjendet metoda, të gjendet mënyra dhe rruga përpara për statusin e vendit kandidat të Republikës sonë”, shtoi tutje ajo.
Presidentja e Kosovës falënderoi presidentin Rinkevics për zgjatjen e mandatit deri në dhjetor 2025 të 140 ushtarëve letonez në Kosovë që janë në kuadër të KFOR-it ndërsa njoftoi se kanë biseduar edhe për zgjerimin në fushën e mbrojtjes.
“Si rezultat i sfidave të reja të sigurisë diskutuam edhe për modalitetet që Kosova të kontribuojë në mënyrë aktive në arritjen e objektivave të përbashkëta në fushën e sigurisë. Përderisa, shteti dhe rajoni ynë akoma përballen me veprime destabilizuese të Serbisë, është me rëndësi që BE të ketë përgjigje të qartë ndaj veprimeve të tilla që synojnë ta kthejnë rajonin në të kaluarën”, ka thënë ajo.
Osmani u shpreh se Kosova ka bërë çmos të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe përkundër faktit që këto dy vitet e fundit ka pasur sulme nga Serbia me synimin të aneksimit të një pjese të territorit sipas modelit të Rusisisë.
The post Presidentja e Kosovës: Koha që BE-ja t’i largojë masat e padrejta, të gjendet rruga përpara për statusin e vendit kandidat appeared first on Albinfo.