Presidentja e Sllovenisë: Katastrofa humanitare në Gaza, nuk mund të heshtim
Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, ka akuzuar Izraelin për gjenocid në Gaza gjatë vizitës së saj të parë në Bruksel. Në fjalimin e saj para deputetëve të Parlamentit Evropian, ajo theksoi rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit, të cilin e cilësoi si një domosdoshmëri gjeopolitike. “Ky është gjenocid”, tha Pirc, duke shtuar: “Unë do të [...]Read More...

Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, ka akuzuar Izraelin për gjenocid në Gaza gjatë vizitës së saj të parë në Bruksel.
Në fjalimin e saj para deputetëve të Parlamentit Evropian, ajo theksoi rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit, të cilin e cilësoi si një domosdoshmëri gjeopolitike.
“Ky është gjenocid”, tha Pirc, duke shtuar: “Unë do të guxoj ta them këtë këtu dhe sot në Parlamentin Evropian… ne jemi dëshmitarë të gjenocidit. Ne po e shohim atë, po e shikojmë dhe po heshtim.”