Presidentja Osmani fton në një takim partitë për dekretimin e datës së zgjedhjeve lokale
Presidentja e Republikës së Kosovës ka thirrur një takim të rëndësishëm politik, ku do të diskutohet dhe pritet të merret vendimi për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Takimi është planifikuar të mbahet pasnesër (5 qershor 2025) dhe sipas informacioneve, presidentja pritet të nxjerrë dekretin për shpalljen zyrtare të zgjedhjeve lokale në vend. Ky zhvillim

Presidentja e Republikës së Kosovës ka thirrur një takim të rëndësishëm politik, ku do të diskutohet dhe pritet të merret vendimi për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.
Takimi është planifikuar të mbahet pasnesër (5 qershor 2025) dhe sipas informacioneve, presidentja pritet të nxjerrë dekretin për shpalljen zyrtare të zgjedhjeve lokale në vend.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur dinamika politike në nivel lokal ka filluar të intensifikohet, ndërsa disa komuna po përballen me vakume institucionale.
Po ashtu theksohet se presidentja është duke zhvilluar konsultime me partitë politike, për të garantuar një proces të koordinuar dhe ligjërisht të qëndrueshëm, para marrjes së vendimit përfundimtar për datën e votimit.