Presidentja Osmani ngushëllon familjen dhe komunitetin e gazetarëve për ndarjen nga jeta të gazetarit Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka ngushëlluar familjen dhe komunitetin e gazetarëve për ndarjen nga jeta të gazetarit, Faton Osmani “Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe themeluesit të agjencisë së lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani”, thotë Osmani. Sipas saj, kontributi i tij profesional për media vendore
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka ngushëlluar familjen dhe komunitetin e gazetarëve për ndarjen nga jeta të gazetarit, Faton Osmani
“Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe themeluesit të agjencisë së lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani”, thotë Osmani.
Sipas saj, kontributi i tij profesional për media vendore dhe ndërkombëtare dhe përkushtimi për informimin e saktë e të pavarur do të mbeten trashëgimi e përhershme.
“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe komunitetit të gazetarëve! Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes”.
Osmani do të varroset sot në ora 12:00, në varrezat e qytetit.