Presidentja Osmani: Siguria e fëmijëve është themeli i sigurisë globale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë jetike të mbrojtjes së fëmijëve në kohë konflikti, duke deklaruar se siguria e tyre është thelbësore për stabilitetin global. “Siguria e fëmijëve është themeli i sigurisë globale,” u shpreh Presidentja Osmani, duke bërë thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, sidomos

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë jetike të mbrojtjes së fëmijëve në kohë konflikti, duke deklaruar se siguria e tyre është thelbësore për stabilitetin global.
“Siguria e fëmijëve është themeli i sigurisë globale,” u shpreh Presidentja Osmani, duke bërë thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, sidomos në kontekstin e luftërave që po prekin shumë vende në botë.
“Në kohën kur fëmijët në mbarë botën po bartin pasojat më të rënda të luftërave, duhet të ngrihemi së bashku për t’i mbrojtur të drejtat e tyre. Ata nuk janë vetëm e ardhmja jonë, janë edhe e tashmja jonë,” theksoi ajo.
Këto deklarata Presidentja Osmani i bëri në prag të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku, siç theksoi ajo, “këtë vit do të vendosë zërin, nevojat dhe mbrojtjen e tyre në qendër të diskutimeve tona.”
Forumi pritet të mbledhë liderë, aktivistë dhe përfaqësues ndërkombëtarë për të diskutuar dhe adresuar sfidat me të cilat përballen gratë dhe fëmijët në zonat e konflikteve, si dhe për të ndërtuar politika të qëndrueshme për paqe dhe siguri globale.P