Presidentja Osmani sot takohet me partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ora 14:00 do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e subjekteve politike, në kuadër të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, përcjell albinfo.ch. Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, ka konfirmuar se presidentja ka ftuar partitë politike në takim të mërkurën, në përputhje me kompetencat e […] The post Presidentja Osmani sot takohet me partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve appeared first on Albinfo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ora 14:00 do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e subjekteve politike, në kuadër të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, përcjell albinfo.ch.
Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, ka konfirmuar se presidentja ka ftuar partitë politike në takim të mërkurën, në përputhje me kompetencat e saj kushtetuese.
Sipas Kupinës, menjëherë pas përfundimit të konsultimeve, presidentja Osmani do ta bëjë publike datën e zgjedhjeve.
The post Presidentja Osmani sot takohet me partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve appeared first on Albinfo.