Presidentja Osmani takon sot veç e veç krerët politikë, e nis me Kurtin
Përfaqësuesit e partive politike i përgjigjen pozitivisht ftesës së Osmanit The post Presidentja Osmani takon sot veç e veç krerët politikë, e nis me Kurtin appeared first on Albinfo.

Edhe partitë e ish-opozitës e kanë konformuar pjesëmarrjen në takim me presidenten.
Sipas burimeve të mediave në Kosovë takimet do të mbahen nga ora 10:00 deri në orën 16:00.
“Kam pranuar ftesë. Nesër është takimi dhe unë do të jem aty. Qëndrimi që e kemi pasur gjithmonë. Ne ka dy tre muaj që po mundohemi që të gjejmë zgjidhje për të ofruar kompromise për të dalë nga kjo situatë. Nesër do të jem te presidentja. Ne kemi pasur kërkesë qysh herët që presidentja të involvohet”, ka thënë ai.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk ka preferuar të flas për takimin tek presidentja, por ka kërkuar nga ajo që të ketë një qëndrim për bllokadën politike.
“Bën mirë nëse presidentja na fton, bën mirë të ketë qëndrim për këtë situatë”, ka thënë ai.
Bashkëpartiakja e Abdixhikut, deputetja Hykmete Bajrami thotë se bllokada për konstituimin e Kuvendit duhet të marr fund. Ajo shpreson në një zgjidhje pas konsultave me presidenten Osmani.
Pjesëmarrjen në takim me presidenten e kanë konfirmuar edhe nga AAK-ja. Takimi Osmani-Haradinaj do të mbahet në orën 16;00.
Takimi i presidentes Osmani me liderët e subjekteve politike mbahet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në të cilin u bëhet thirrje deputetëve që brenda 30 ditësh ta konstituojnë Kuvendin
The post Presidentja Osmani takon sot veç e veç krerët politikë, e nis me Kurtin appeared first on Albinfo.