Presidentja Osmani viziton “Defender Europe”

“Po shkruajmë kapitull të ri të bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar” The post Presidentja Osmani viziton “Defender Europe” appeared first on Albinfo.

Presidentja Osmani viziton “Defender Europe”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në cilësinë e Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka vizituar sot Defender Europe ’25, , ku Kosova është edhe nikoqire, përcjell albinfo.ch.

Ajo tha se pjesëmarrja e rreth 1000 pjesëtarëve të FSK-së në këtë ushtrim, përkrah ushtrive të vendeve më të fuqishme në botë, tregon nivelin e përgatitjes dhe gatishmërinë e Kosovës për t’u bërë pjesë e NATO-s.

“Vetëm dy ditë më parë, në SHBA, diskutuam për vizionin e përbashkët për mbrojtjen e Evropës. Sot, ky vizion po zbatohet në terren, në tokën tonë”, tha Osmani.

Osmani shtoi se përmes këtij angazhimi, Kosova po dëshmon se jo vetëm kontribuon për paqen dhe sigurinë, por është plotësisht e gatshme të jetë pjesë e strukturave euroatlantike.

The post Presidentja Osmani viziton “Defender Europe” appeared first on Albinfo.