Presidentja sllovene e uron Osmanin për 17-vjetorin e pavarësisë, e thekson mbështetjen për angazhimet ndërkombëtare të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga homologia e saj sllovene, Pirc Musar, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në mesazhin e saj, Pirc Musar ka shprehur urimet më të përzemërta për Osmanin dhe qytetarët e Kosovës, duke theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të Sllovenisë për ta mbështetur Kosovën në

Presidentja sllovene e uron Osmanin për 17-vjetorin e pavarësisë, e thekson mbështetjen për angazhimet ndërkombëtare të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga homologia e saj sllovene, Pirc Musar, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e saj, Pirc Musar ka shprehur urimet më të përzemërta për Osmanin dhe qytetarët e Kosovës, duke theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të Sllovenisë për ta mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj për përparim dhe zhvillim të gjithanshëm. Ajo ka ritheksuar mbështetjen e Sllovenisë për reformat dhe angazhimet ndërkombëtare të Kosovës, si dhe për integrimin e saj në strukturat euroatlantike.

Presidentja Pirc Musar ka nënvizuar rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor për zhvillimin e të gjithë rajonit dhe ka shprehur gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të Procesit Brdo-Brijuni dhe nismave të tjera ndërkombëtare.