Sudani njeh Pavarësinë e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, në margjjina të Forumit Diplomatik të Antalias, ka njoftuar se ky vend ka vendosur ta njohë Pavarësinë e Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Osmani ka deklaruar se shtetet janë dakorduar për themelim të raporteve diplomatike “Sudani e […] The post Sudani njeh Pavarësinë e Kosovës appeared first on Albinfo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, në margjjina të Forumit Diplomatik të Antalias, ka njoftuar se ky vend ka vendosur ta njohë Pavarësinë e Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Osmani ka deklaruar se shtetet janë dakorduar për themelim të raporteve diplomatike
“Sudani e ka njohur Republikën e Kosovës dhe dy vendet tona kanë rënë dakord për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Faleminderit nga populli i Republikës së Kosovës. Ky është fillimi i një partneriteti të madh!”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, njohja nga Sudani është e 119-ta për Pavarësinë e Kosovës dhe vjen dy javë pas njohjes nga Kenia.
The post Sudani njeh Pavarësinë e Kosovës appeared first on Albinfo.